
Versus.al ka siguruar detaje të dosjes për të cilën disa ditë më parë u arrestua Ermir Ndreaj, pronari i klubit të njohur “Cinco Cavalli” dhe disa persona të tjerë nën dyshimin se kishin kryer trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës.
Në një prej rasteve shfaqet edhe përfshirja e vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosmani të cilët akuzohen se në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë trafikuar në Europë disa ton drogë. Njëri prej episodeve ku droga është kapur është rasti i Holandës ku u kap ngarkesa prej 2 mijë kg kokainë e fshehur në një kuti me banane.
Mesazhet e zbardhura në SkyEcc nga SPAK tregojnë se një person i paidentifikuar ende njoftoi Artur Hoxhosmanin se ngarkesa me vlerë 151 milionë euro ishte kapur në Holandë. Këtë gjë e konfirmon edhe biseda mes dusa personave të paidentifikuar në SkyEcc të cilët kishin kontakte me vëllezërit Hoxhosmani.
Pjesë nga komunikimi në skyecc për drogën e kapur:
2020-06-07 17:22:05 LUO8HI: Me ka dhimt ne shpirt mu vlla jo mo ju
2020-06-07 17:22:07 D6S6DG: Ket e ka te mir hollanda e qet ne lajme direkt. Shum keq vlla pz shum shum keq po hajt ma. Un kam hallin e vinxhit vlla qe ka ul kutin se ato kan kshu ore presjoni a kupton.
2020-06-07 17:22:59 D6S6DG Dhe ngarkesa 2 ton a kap ket qaj hall. Po paska ken lajM i minutes funit vlla. Versus.al







