AKTUALITET /

Plagoset një tjetër miniator në minerën e Kromit në Bulqizë! Rasti i dytë brenda javës

Një tjetër punëtor është plagosur në krye të detyrës në minierën e Kromit në Bulqizë.

Shkruar nga Versus
Plagoset një tjetër miniator në minerën e Kromit në
Foto ilustruese

Një tjetër punëtor është plagosur në krye të detyrës në minierën e Kromit në Bulqizë.

40-vjeçari është plagosur dhe është shoqëruar në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse.

Ky është rasti i dytë brenda javës që ndodhin raste të tilla të aksidenteve në punë.

Më 26 maj, Minatori Syrja Bego humbi jetën dje teksa ishte duke punuar në minierën e Katjelit në Përrenjas.

Lidhur me ngjarjen policia mori nën hetim adminitratorin e minierës, drejtuesin teknik si dhe përgjegjësin e turnit. Ata u akuzuan për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Versus.al

Poll