AKTUALITET /

Plagosja e dyfishtë në Don Bosko, si u zbulua autori nga Kamza! Detaji që nuk e llogariti

Targat e mbivendosura në automjetin tip “Golf 5” ishin marrë me qira nga autori i atentatit.

Shkruar nga Versus
Plagosja e dyfishtë në Don Bosko, si u zbulua autori nga Kamza! Detaji
Të plagosurit, Kastriot Elezaj dhe Renato Metushi

Tiranë- Targat e mbivendosura në automjetin tip “Golf” që përdori për atentatin identifikuan 23 vjeçarin Denis Tahirin si autor të plagosjes së dyfishtë të ndodhur në një lokal të Don Boskos më 3 shtator të këtij viti.

Mësohet se hetuesit, fillimisht zbuluan pronarin e targave të mbivendosura në mjetin “Golf 5” dhe kur ky i fundit u pyet, rezultoi se targat ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit. Ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe më pas targat ia kishte vendosur mjetit tip “Golf 5” që u gjet i djegur pas krimit.

Kastriot Elezaj dhe Renato Metushi mbetën të plagosur nga atentati i ndodhur teksa pinin kafe në një lokal të zonës Don Bosko. Të dy asokohe mohuan të kishin konflikte me persona të tjerë. Ndërsa Elezaj rezultonte të kishte precedentë të mëparshëm penalë. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e shkaqeve që çuan në atentatin e 3 shtatorit. Versus.al

Poll