
Denis Tahiri, 23 vjeç, është autori i atentatit të ndodhur më 3 shtator në zonën e Don Boskos në Tiranë ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj e Renaldo Metushi. Burime për mediat bëjnë me dije se në saj të provave të siguruara nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë përreth zonës, është bërë i mundur identifikimi i autorit.
Ndaj tij gjykata ka caktuar “arrest me burg” dhënë në mungesë. Vetë shënjestrat e atentatit, thanë për policinë se nuk kishin idenë se kush mund të ishte autori pasi nuk kishin asnjë konflikt të mëparshëm.
Kujtojmë se dy të plagosurit, Elezaj 45 vjeç dhe Metushi, 22 vjeç ishin duke pirë kafe në verandën e një lokali kur një u qëlluan me armë nga një automjet që kaloi përballë tyre. Elezaj me precedentë të mëparshëm penalë u plagos në krah dhe mushkëri ndërsa Metushi u plagos në këmbë. Sipas detajeve të mësuara rreth ngjarjes, autorët kanë mbikëqyrur zonën pak orë para atentatit. Versus.al







