AKTUALITET /

Qëlluan 7 herë nga makina dhe ia mbathën, dalin pamje nga mjeti i autorëve para atentatit në "Don Bosko"

Autorët duket se kanë vëzhguar me imtësi zonën para se të kryenin atentatin dhe më pas të largoheshin drejt Kamzës ku dogjën makinën.

Shkruar nga Versus
Qëlluan 7 herë nga makina dhe ia mbathën, dalin pamje nga mjeti i
Mjeti tip "Golf" i përdorur nga autorët për atentatin

Versus.al ka siguruar foto nga makina e autorëve para se të ndodhte atentati me armë zjarri në zonën e Don Boskos ditën e djeshme.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur mjeti tip “Golf” ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e shënjestrës Kastriot Elezit i cili ishte në kafe me 22 vjeçarin Ronaldo Metushi. Të dy këta të fundit mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Në dëshminë e dhënë në polici, ata pretenduan se nuk i kanë parë autorët dhe se nuk kishin idenë pse ishin qëlluar pasi nuk kishin konflikte me asnjë person.

Autorët qëlluan nga mjeti tip “Golf” 7 herë dhe u larguan në drejtim të Kamzës ku më pas makina u gjet e djegur, njëjtë si në atentatet e vrasjeve të ndryshme në vend. Versus.al

Poll