Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në lagjen “15 Tetori” në Fier ku 35 vjeçari Eldi Gremi u transportua në spital pas një goditje me thikë.
Në kërkim është shpallur 25 vjeçari Kajolli i cili pas një konflikti që kishte patur me Gremin, e kishte goditur këtë të fundit me thikë në pjesën e barkut.
Përplasja mes tyre ndodhi në një lavazh makinash. Policia po vijon kërkimet për kapjen e 25 vjeçarit që kreu krimin. Versus.al

