AKTUALITET /

Plagosja me th*kë pas sherrit për 'dopio gjashtën", i moshuari shpreh pendesë në gjykatë

Shkruar nga Versus

Plagosja me th*kë pas sherrit për 'dopio gjashtën", i

Durrës- Gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 67 vjeçarin A.Sh i cili u shpreh i penduar për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ku plagosi me thikë një tjetër të moshuar, 70 vjeçarin F.T.

Plagosja erdhi për shkak të një sherri për dominotë në sheshin “Pranvera” ku të moshuarit luajnë çdo ditë me domino. Si pasojë e një acarimi të momentit 67 vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur të moshuarin tjetër i cili ndodhet ende në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas krimit, i moshuari tentoi të largohej nga vendngjarja, por u kap vetëm pas disa minutash ndjekje nga policia. Versus.al

Poll