Tropojë- Një 18 vjeçar me inicialet F.S ka plagosur me thikë një 45 vjeçar të identifikuar si A.M.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40. Ndërsa i plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës.
Nga ana tjetër, adoleshenti që kreu krimin është vetëdorëzuar në polici ku po merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në konfliktin mes të riut dhe 45 vjeçarit të plagosur. Versus.al







