AKTUALITET /

Plagosje për motive të dobëta në Kukës, Drejtori i Shërbimeve në Bashki qëllon me armë, djalin e xhaxhait të kryebashkiakut

Policia bën të ditur se 29 vjeçari Halili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus
Plagosje për motive të dobëta në Kukës, Drejtori i
Kryebashkiaku i Kukësit Albert Halilaj

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur për motive të dobëta mesditën e sotme në fshatin Bicaj të Kukësit. 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i plagosuri, 29 vjeçar është identifikuar si Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar si, Zenel Muçmata.

Ky i fundit mësohet se është drejtor në Bashkinë e Kukësit, ndërsa i plagosuri është kushëri me kryetarin e Bashkisë.

Po si ndodhi ngjarja: 

Fillimisht konflikti ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj” për motive të dobëta, në qytetin e Kukësit ku Halilaj e ka goditur me grushte Muçmatën. Pas përplasjes fizike Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori Zenel Muçmata dhe sa po ka ndaluar pranë banesës makina e Halilajt autori ka qëlluar.

Dyshohet se predha e ka kapur fundshpinën, fatmirësisht duke mos i prekur organet e brendshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi Elvis Halili, rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit. 

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: