AKTUALITET /

Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarrin 29 vjeçari në fshatin Bicaj të Kukësit

29-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus
Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarrin 29
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar nga fshati Bicaj i Kukësit ka mbetur i plagosur sot me armë zjarri pas një konflikti me një person tjetër. 

Raportohet se i plagosuri është paraqitur në spitalin e qytetit rreth orës 14:20.

29-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga  Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit", informoi sot policia.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Versus.al

Poll