AKTUALITET /

Plag*set një 30-vjeçar në Vlorë, ja për kë bëhet fjalë

Shkruar nga Versus

Plag*set një 30-vjeçar në Vlorë, ja për kë

Një konflikt me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku si pasojë ka mbetur i palgosur një 30-vjeçar.

Burime për Versus.al bëjnë me dije se personi i plagosur është Bledar Skënderaj i cili është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Vlorë/Informacion paraprak:

Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Poll