Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur sot seanca e radhës në ngarkim të të pandehurve për atentatin e ndodhur në 2019-ën në Shkozet të Durrësit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.
Mes personave që dhanë pretendimet e tyre, ishte edhe nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja i cili akuzohet për sigurimin e kushteve në këtë atentat.
Ndërkohë në sallë ka dëshmuar edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai pranoi njohjen me Plarent Dervishajn i cili akuzohet si porositës i atentatit, por shtoi se nuk i ka patur ndonjë borxh.
Ndërkohë që tha se ditën e atentatit kishte qenë jashtë vendit, Rraja mohoi njohjen me Ervin Matën apo “Rrumin e Shijakut” i cili ndodhej në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja.
Pjesë nga seanca:
Ramazan Rraja: Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë, në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para së të arrestohem. Nuk kam pas konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Redianin e kam kushuri, te tjerët jo i kam njohur të gjithë në burg. Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit mos gaboj është në emrin tim. Për lokalin Sodiak e di ku ndodhet, se njoh pronarin por kam qenë vetëm 1 herë. Nuk e njoh Arjan Ndojnë, Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në televizor. Nuk kam pasur aplikacion të enkriptuar. Nuk e njoh Ervin Matën, nuk di ku bie hotel Viktoria. Në burg ndodhem se më keni fut ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I nderuar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtësinë dhe ju, unë se kam idenë për çfarë kam siguru kushte, për akënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuar me askënd, nuk i ka ndodh asgjë Genci Malokut, se di pse më akuzoni.
Prokurori: A keni dijeni që familja e Genci Malokut kanë ardh tek familja juaj?
Ramazan Rraja: Kam dijeni për këtë por kam parë në tv që ata kanë dashur të vrasin familjarët e mi, por ka dasht Zoti që ne e bëjmë gjumin rehat.
Prokurori: A ke dijeni për një detyrim monetar ndaj Plaurent Devishajt?
Ramazan Rraja: Në dijeninë time, nuk i kam askujt, kemi pi kafen me Dervishajn dhe na ka pagu kafen por detyrim tjetër si kam askujt.
Plaurent Dervishaj: Me datë 1 nëntor kur ka ndodh atentati, mund të na thoni ku keni qenë
Ramazan Rraja: Kam qenë jashtë Shqipërisë para dhe pas ngjarjes.
Ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Bashkim Haxhia e Endrit Sinani kanë refuzuar të japin dëshmi. Versus.al

