AKTUALITET /

Sherr në Lezhë, 2 persona goditen me qytën e a*mës, njëri prej të dhunuarve akuzon vëllain e ish-deputetit të PS

Autorët e ngjarjes ende nuk janë arrestuar nga policia.

Shkruar nga Versus
Sherr në Lezhë, 2 persona goditen me qytën e a*mës,
Foto montazh: Arben Ndoka dhe makine policie

Lezhë- Një konflikt fizik ka ndodhur brenda një lokali paraditen e sotme. Mësohet se pesë persona të maskuar janë futur brenda lokalit duke mbajtur edhe armë zjarri në duar.

Nikolin Marku dhe një person tjetër janë dhunuar fizikisht duke u goditur me qytat e pistoletës. Vetë Marku akuzon Gëzim Ndokën, vëllain e ish-deputetit socialist Arben Ndoka i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi” ku dilte në biseda me biznesmenin e zhdukur Ervis Martinaj me të cilin planifikonte eleminimin e Durim Bamit në Fushë Krujë.

Sipas personit të dhunuar, njëri prej personave të maskuar i ishte prezantuar si nipi i Arben Ndokës. Ndërsa dyshon se vëllai i këtij të fundit, Gëzim Ndoka ka qenë mes personave të përfshirë në konfliktin që sipas tij ka nisur si pasojë e një divorci të kryer kohë më parë mes tij dhe ish-bashkëshortes. Versus.al

Poll