AKTUALITET /

‘Urdhrin e dha vëllai i ish-deputetit të PS’/ Zbardhen detaje nga sherri në Lezhë, Nikolin Marku: Gëzimi më kërcënoi në spital!

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ku Gjergj Marku dhe Nikolin Marku janë konfliktuar për motive të dobëta me Gëzim Ndokën, 53 vjeç, dhe djalin e tij, Kevin Ndokën, 20 vjeç, të cilët kanë shkaktuar lëndime tek kushërinjtë Marku. Të dy personat e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas janë paraqitur në komisariat.

Shkruar nga Versus
‘Urdhrin e dha vëllai i ish-deputetit të PS’/ Zbardhen
Foto montazh: Pamje nga vendngjarja dhe Nikolin Marku i dhunuar

Policia e Lezhës ka nisur hetimet pas një konflikti të dhunshëm që ka ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit, ku janë përfshirë njerëz të afërt të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndokës, dhe kushërinjtë Marku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ku Gjergj Marku dhe Nikolin Marku janë konfliktuar për motive të dobëta me Gëzim Ndokën, 53 vjeç, dhe djalin e tij, Kevin Ndokën, 20 vjeç, të cilët kanë shkaktuar lëndime tek kushërinjtë Marku. Të dy personat e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas janë paraqitur në komisariat.

Policia bën me dije se po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e Gëzim dhe Kevin Ndokës, ndërsa një grup i posaçëm hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Sipas Nikolin Markut, pesë persona të maskuar e kanë sulmuar dhe dhunuar atë dhe kushëririn e tij, ndërsa njëri prej sulmuesve u prezantua si nipi i Arben Ndokës. Marku pohoi gjithashtu se gjatë kohës në spital, Gëzim Ndoka e ka kërcënuar atë./Versus.al

Poll