AKTUALITET /

Rruga Tiranë-Rinas bllokohet për 2 ditë, ARRSH njofton shoferët: Ja cilat akse mund të përdorni (Harta)

Shkruar nga Versus

Rruga Tiranë-Rinas bllokohet për 2 ditë, ARRSH njofton

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke përgjatë datave 13 dhe 14 janar rruga Tiranë-Rinas do të jetë e bllokuar përgjatë intervaleve kohore nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Shkak për këtë bllokim janë punimet që po kryhen nga ARRSH për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar.

Rruga Tiranë-Rinas bllokohet për 2 ditë, ARRSH njofton

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

• Rruga dytësore

• Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari. Versus.al

Tags:

arrsh

Poll