POLITIKË /

“Fjala korrupsion, si ato këpucët e modës”, Rama: Po nuk e nxorri njeriu nga goja duket sikur s’është në modë

Sipas Ramës, kompanitë e huaja që kanë garuar për tendera në sektorin energjitik, nuk kanë shprehur rezerva.

Shkruar nga Versus

“Fjala korrupsion, si ato këpucët e modës”, Rama: Po

Gjatë takimit në për parkun eolik të prodhimit të energjisë në Tropojë, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe zhvillimet aktuale politike duke e konsideruar fjalën “korrupsion” si të përdorur vazhdimisht sikur të ishte “në modë”.

Përsa i takon kompanisë amerikane që ka fituar projektin për ndërtimin e këtij parku, Rama u shpreh se nuk ka patur ndonjë rezervë lidhur me integritetin e garave prej saj apo prej ndonjë kompanie tjetër në këtë sektor të shtetit.

“Jemi në një fazë të historisë tonë ku fjala korrupsion është si ato këpucët e modës që po nuk e nxorri njeriu nga goja duket sikur nuk është në modë. Në këtë sektor kjo fjalë e merr një përgjigjie të vazhdueshme dhe nuk ka një kompani të vetme serioze që ka marrë pjesë në këto gara që të ketë shprehur ndonjë rezervë sado të vogël lidhur me integritetin e garave dhe proceset e stabilizuara në këtë sektor. Besoj që të njëjtën dëshmi mund ta japin fare mirë edhe amerikanët që kemi këtu nga sektori privat. Sepse jo vetëm që nuk kanë ndeshur në Tiranë asnjë pengesë të kësaj natyre, por përkundrazi e kanë patur qeverinë në krah për të kapërcyer pengesa absurde në nivelin vendor”- u shpreh Rama. Versus.al

 

Poll