AKTUALITET /

Plas thika mes adoleshentëve në Fier, një i plagosur

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes disa adoleshentëve, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës, duke lënë të plagosur moshatarin e tij.

Shkruar nga Versus

Plas thika mes adoleshentëve në Fier, një i plagosur

Rikthehen krimet e jetës mes minorenëve. Një adoleshent është plagosur me thikë pas një konflikti në Fier.
Një 16-vjeçar ka shkuar i plagosur lehtë me thikë në Spitalin Rajonal të Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "8 Shkurti".   

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes disa adoleshentëve, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës, duke lënë të plagosur moshatarin e tij.

Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e incidentit, ndërkohë që vijon puna për vënien në pranga të autorit të krimit 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: