
Versus.al ka siguruar foton e Dashamir Çajkës, mjekut radiolog i cili sot plagosi infermierin Mikel Osmani në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se mes Çajkës dhe Osmanit ka patur një debat në ambientin e punës që më pas ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të ftohta. Radiologu e ka goditur me gërshërë infermierin.
Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka deklaruar se kishte patur një konflikt verbal me Çajkën, por pa zbuluar detaje. Policia po punon për kapjen e mjekut radiolog. Versus.al







