
Ousmane Dembele u shpall mbrëmë fituesi i Topit të Artë edhe pse pjesë e garës ishte edhe sulmuesi i Barcelonës Lamine Yamal i cili gjatë sezonit të kaluar, në moshën 17 vjeçare habiti të gjithë botën e futbollit me performancat e tij.
Kjo gjë ka shkaktuar reagime nga babai i tij Mounir Yamal, i cili reagoi ashpër në një intervistë për “El Chiringuito”.
“Mendoj se kjo është… jo një vjedhje, nuk do ta quaj kështu, por dëmi më i madh moral për një qenie njerëzore,” tha ai.
“Besoj se Lamine është lojtari më i mirë në botë, me diferencë të madhe. Jo sepse është djali im… por sepse është më i miri, nuk ka rivalë. Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu. Përshëndetje të gjithëve në Spanjë – vitin tjetër Topi i Artë do të jetë spanjoll, do të jetë i yni!”
Ylli i Barcelonës dhe Spanjës përfundoi në vendin e dytë, pas Ousmane Dembele, i cili fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni fenomenal me PSG-në. Francezi shënoi 35 gola dhe regjistroi 16 asistime, duke ndihmuar ekipin parisien të fitojë një trefish historik: Ligue 1, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, Yamal realizoi 18 gola dhe kontribuoi në trefishin vendas të Barcelonës: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës. Pavarësisht sukseseve të tij, ai u vlerësua vetëm me trofeun Kopa, çmimi që i jepet lojtarit më të mirë nën 21 vjeç. Versus.al







