Tiranë- Një sherr mes kolegësh ka ndodhur paraditen e sotme në spitalin shtetëror “Shefqet Ndroqi” ku njëri prej mjekëve është plagosur me thikë.
Mësohet se rreth orës 11:20 pas një sherri për motive të dobëta, radiologu Dashamir Çajka, 32 vjeç, ka goditur me thikë infermierin tjetër Mikel Osmani 37 vjeç. Ky i fundit është nën kujdesin e mjekëve të tjerë të spitalit.
Ndërsa policia po punon për kapjen e radiologut 32 vjeçar që kreu plagosjen. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit. Versus.al







