
Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Lorenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen këtë të martë, vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës.
Spaho u emërua në korrik të këtij viti, pas largimit të Donjeta Balit, por vendosi të tërhiqet nga drejtimi i QSUT, ndërkohë që shkaqet e dorëheqjes së tij nuk janë bërë ende publike.
Spahon është zëvendësuar nga Anxhela Paparizo.
Paparizo është diplomuar me Master në Histori dhe Bachelor në Gazetari në Shqipëri, ndërsa pas emigrimit në Kanada ka vijuar studimet në Planifikim Kulturor pranë Universitetit të British Columbia.
Para se të transferohej në Kanada, Anxhela ka ushtruar funksione drejtuese edhe në Bashkinë e Tiranës.
Sot mban postin e Menaxheres së Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlington-it, Ontario.
Versus.al







