Lezhë- Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar një person i cili po dhunonte prindërit e tij brenda banesës.
Në momentin kur efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, i arrestuari Mikel Biba i ka kërcënuar me hanxhar duke mos i lejuar që t’i vinin prangat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rastit, ndërsa materialet proceduriale u referuan në prokurori. Versus.al








