Shoferi i cili po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara në “Rrugën e Elbasanit”, duke shkaktuar një aksident që mund të rezultonte fatal për qytetarët, është arrestuar nga Policia e Tiranës.
Sipas uniformave blu të kryeqytetit, shtetasi Rr.T ka humbur kontrollin e mjetit që ai drejtonte dhe ka përplasur një shtetas që po ecte me biçikletë edhe më pas një këmbësore, të cilët janë në spital.
“Specialistët e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Rr. T., 52 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e mjetin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rrugë duke aksidentuar fillimisht shtetasin E. E., i cili po drejtonte një biçikletë dhe me pas këmbësoren V. S. Të dy personat e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
/Versus.al/







