AKTUALITET /

Po i shiste kokainë të resë italiane, kapet 'mat' 29 vjeçari shqiptar

Policia pikasi momentin kur shqiptari mori në makinë 33 vjeçaren italiane për t'i shitur kokainë.

Shkruar nga Versus
Po i shiste kokainë të resë italiane, kapet 'mat' 29
Lënda narkotike dhe paratë e sekuestruara

Itali- Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Milano pasi u kap në flagrancë teksa tentonte t’i shiste dozë kokaine një italianeje 33 vjeçare.

Në momentin kur shqiptari po udhëtonte me automjetin e tij, ndaloi në zonën e njohur si “Via Valtellina” ku mori 33 vjeçaren. Të dy dukej se po bënin një shkëmbim të dyshimtë dhe në këtë moment ndërhyri policia duke i vënë të dy në pranga.

Gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën dhjetëra doza kokainë të shpërndara në pjesë të ndryshme të trupit. Pas verifikimeve, rezultoi se i riu shqiptar ishte emigrant i paligjshëm në Itali dhe nuk ishte në aktivitet pune.

Ndërsa gruaja e përfshirë në shkëmbimin e drogës po i nënshtrohet hetimeve të tjera për t’u sqaruar plotësisht pozicioni i saj. Versus.al

Poll