
Tiranë- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë godinës së Ministrisë së Jashtme ku një makinë ka përplasur një prej zyrtarëve të institucionit teksa kalonte vizat e bardha.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar shoferin e automjetit. Ndërsa punonjësi i ministrisë i cili mbeti i plagosur, u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al








