AKTUALITET /

Ç'po ndodh? Bluzat blu 'zbarkojnë' në Durrës, në pranga disa persona

Operacioni është ende në zhvillim dhe autoritetet po ruajnë konfidencialitet të plotë mbi qëllimin dhe objektivin e tij. Burime zyrtare nuk kanë dhënë ende informacion mbi arsyet që çuan në arrestimet apo natyrën e veprimtarisë që po hetohet.

Shkruar nga Versus

Ç'po ndodh? Bluzat blu 'zbarkojnë' në

Forcat e Policisë kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonën e Shkozetit në Durrës. Sipas burimeve për mediat, gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndonëse identitetet dhe numri i saktë i tyre nuk janë bërë ende publik.

Operacioni është ende në zhvillim dhe autoritetet po ruajnë konfidencialitet të plotë mbi qëllimin dhe objektivin e tij. Burime zyrtare nuk kanë dhënë ende informacion mbi arsyet që çuan në arrestimet apo natyrën e veprimtarisë që po hetohet.

Pritet që në orët në vijim të bëhen publike më shumë detaje nga autoritetet për këtë aksion. /Versus.al/

Tags:

durres

Poll