Itali- Një grup italo-shqiptar i trafikut të drogës është goditur në Milano ku u sekuestruan disa gramë kokainë dhe gjysmë kg hashash.
Në pranga kanë rënë një 21 vjeçar shqiptar dhe një 24 vjeçar Italian. Të dy kryenin shkëmbime në zonën e fast-foodit “Mc Donalds” tek pjesa e parkingut. Personat e përfshirë në këtë grup kriminal përdornin disa kode të caktuara për të identiikuar mallin.
Në një rast, ata përgjuan një bisedë në të cilën një i dyshuar raportoi: “Po kthehem nga Magenta me paketën e McDonald’s ... sanduiçin”.
Për më tepër, një operacion i kohëve të fundit çmontoi një organizatë të madhe që dërgonte sasi të mëdha kokaine, marihuane dhe kanabisi nga Spanja në Itali. Versus.al







