Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjes e vrasjes së 81 vjeçarit, Xhelal Meta nga fshati Zall-Bastar.
Drejtori i Policisë, Elton Alushi në një dalje për media u shpreh se 81 vjeçari është vrarë për motive të dobta nga fqinji i tij 64 vjeçari Isuf Hasa.
Sipas policisë autori i dyshuar Isuf Hasa ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobta. Më tej 64 vjeçari e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.
Pasi e ka goditur autori i ka marrë dhe paratë që Meta kishte në xhep, 2 milionë lekë të vjetra. Pas kontrollove të kryera nga policia prova e krimit, çekiçi që 64 vjeçari kishte përdorur për të vrarë fqinjin është gjetur në shtëpinë e vajzës së tij.
''Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.
Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.
Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen'' u shpreh drejtori i Policisë, Elton Alushi para mediave.
81 vjeçari u vra u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij dy ditë më parë. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale por nga ekspertiza mjekoligjore rezultoi se i moshuari ishte goditur me sende të forta në kokë. /Versus.al








