AKTUALITET /

Porositi vr*sjen e të riut për h*kmarrje, SPAK i sekuestron mln € pasuri Aurel Hoxhës! 52 llogari bankare e 32 makina

Shkruar nga Versus

Porositi vr*sjen e të riut për h*kmarrje, SPAK i sekuestron mln €  

Prokuria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuritë nën emrin e Aurel Hoxhës dhe familjarëve të tij nën dyshimin se janë siguruar falë aktiviteteve kriminale. Hoxha u arrestua disa ditë më parë nën dyshimin se ai kishte porositur vrasjen e të riut Klevis Lleshi në 2020-ën, trupi i të cilit u gjet në vitin 2022. Ngjarjet kriminale erdhën si pasojë e betimit të Aurel Hoxhës për hakmarrje ndaj Arben Lleshit përvrasjen e vëllait të tij në Britani të Mahe në 2012-ën.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 5 milionë eurove. Mes tyre janë tre subjektet Monopol shpk, lokali Monopol, ku edhe u ushtrua kontroll gjatë operacionit, dhe Elite Event, të treja në rrugën Myslym Shyri. Po ashtu, edhe apartamentet dhe njësitë tregtare të sekuestruara ndodhen në këtë zonë. 

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:

“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;
“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;
Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;
Apartamentet dhe njësitë:

Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;
Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.

52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).

Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.  Versus.al

Poll