AKTUALITET /

"Precedentë kriminalë të theksuar", kush është i dyshuari për ekzek*timin e biznesmenit Mëhalla (FOTO)

Shkruar nga Versus
"Precedentë kriminalë të theksuar", kush
Nevzat Spaho

Policia njoftoi së fundmi arrestimin e Nevzat Spahos, 29 vjeçarit që dyshohet si personi që qëlloi mbi biznesmenin Mond Mëhalla i cili u ekzekutua mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil”.

Spaho rezulton një personazh me të shkuar kriminale, i arrestuar dhe i dënuar disa herë për shtrëngimin me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë dhe për armëmbajtje pa leje.

Fillimisht ai ishte arrestuar në vitin 2016 pas sherrit që kishte patur në Përrenjas me një person tjetër. Ndërsa në vitin 2022, ai u arrestua pasi kishte kërcënuar me armë zjarri një person në mënyrë që ky i fundit t’i jepte shumën prej 3 mijë eurosh.

Ndaj biznesmenit Mëhalla u qëllua me 5 plumba, 2 prej të cilëve e kapën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Versus.al

Poll