POLITIKË /

PS do mbështesë Endri Shabanin për Avokatin e Popullit! Refuzohet formula e PD, do të votohen të gjithë kandidatët

Në seancën plenare të 11 dhjetorit do të votohet për të gjithë kandidatët për institucionin e Avokatit të Popullit.

Shkruar nga Versus
PS do mbështesë Endri Shabanin për Avokatin e Popullit! Refuzohet
Endri Shabani

Partia Socialiste nuk do të mbështesë formulën e propozuar nga Partia Demokratike një ditë më parë sa i takon zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit. Lista e kandidatëve që kanë marrë më shumë se 28 firma do të kalojë për votim në seancë plenare dhe jo vetëm një kandidat, siç propozoi PD.

Procedura e votimit për Avokatin e Popullit do të mbahet në Kuvend më 11 dhjetor, të njëjtën datë kur do të mbahet seanca për votimin e buxhetit nen për nen. Sipas burimeve, Endri Shabani, ish-kryetari i Nismës Thurje, pritet të marrë mbështetjen e PS në Kuvend për t’u zgjedhur avokati i ri i popullit.

Deri më tani demokratët kanë mbështetur me firma disa prej tyre si Jola Hysi, Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Besim Ndregjoni, Sajmir Visha, Tartar Bazaj, Dardan Mustafa apo Shkëlqim Sulo. Versus.al

Poll