Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqje. Ai ka paraqitur dorëheqjen nga posti tek kryeministri, gjatë fundjavës së kaluar.
Mysliu ka ushtruar këtë detyrë për gjashtë muaj dhe është një person që vinte nga bota akademike.
Sipas informacioneve të derimëtanishme, Mysliu ka dhënë dorëheqjen nga posti për arsye personale.







