AKTUALITET /

Prej 24 orësh e zhdukur, gjendet e vdekur gruaja 77-vjeçare

Shkruar nga Versus

Prej 24 orësh e zhdukur, gjendet e vdekur gruaja 77-vjeçare

Vetëm 24 orë pasi u shpall e zhdukur, një 77-vjeçare nga Shkodra është gjetur e pajetë nga ana e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë i të moshuarës nga fshati Drisht u gjet në një ullishte.  

“Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune,  në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe. Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa”, njofton policia.

Sakaq një grupi hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e rastit.

 

Poll