
Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ka mbajtur fjalën e tij në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar të Gjuhës Shqipe ku po prezantohet drafti i fjalorit të ri për gjuhën tonë.
Ai tha se bëhet fjalë për një punë 4 vjeçare të studiuesve nga Akademia e Shkencave për të hartuar fjalorin e madh, përpjekjet për të cilin kanë nisur që nga viti 2006. Gjinushi tha se për hartimin e këtij fjalori të madh të gjuhës, janë përfshirë të gjithë fjalorët e mëparshëm si dhe vepra të autorëve shqiptarë që nga Gjon Buzuku, Fishta dhe Kadareja.
“Sot në Ditën e Alfabetit paraqesim fjalorin e madh të gjuhës shqipe, vepër kjo e një pune 4 vjeçare e ndërmarr nga akademia e shkencave në bashkëpunim me institucionet e fushës. Nevoja për një fjalor të madh ka lindur me kohë, përpjekjet për hartimin e tij janë bërë që nga viti 2006. Dhe më fund akademia ky synimi ishte kthimi në një instuticion aktiv në studimet shkencore dhe për të kryer misionin e saj krysor në fushën e Albanaoligjisë zgjodhi që të idejoj 3 projekte madhore përfshirë edhe fjalorin e gjuhës shqipe. Për të hartuar këtë vepër u ftuan të gjithë specialistët e fushës në trojet shqiptare dhe arbërinë. U ngrit një grup prej 25 hartues dhe u krijua një qendër e posaçme pranë akademisë së shkencave. Për hartimin e tij u krijua një bazë të dhënash elktronike prej një fond prej rreth 800 milionë njësish në të cilat u përfshinë të gjithë fjalorët e mëparshëm si edhe veprat e autorëve shqiptar që nga Buzuku, Fishta dhe Kadareja", u shpreh Gjinushi.
Sot kremtohet edhe festa Kombëtare e Ditës së Alfabetit, ndërsa dje në ditën e parë të Kuvendit Kombëtar të Gjuhës Shqipe që shënoi edhe 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit, kryeministri Edi Rama u shpreh se duhen bërë përpjekje për mbrojtjen e gjuhës që është nën sulm të vazhdueshëm nga deformimet për shkak të rrjeteve sociale. Versus.al







