AKTUALITET /

Sot festa kombëtare e alfabetit shqip, 116 vite nga bashkimi i intelektualëve shqiptarë në Kongresin e Manastirit

Gjatë ditës së sotme që u caktua festë zyrtare priten disa organizime nga organet shtetërore, ndërsa administrata publike e vendit është pushim.

Shkruar nga Versus

Sot festa kombëtare e alfabetit shqip, 116 vite nga bashkimi i

Sot është festa e Ditës së Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 113 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Vendimi për ta shpallur këtë ditë festë zyrtare të Shqipërisë u mor në janar të këtij viti me arsyetimin se simbolizon momentin më të madh përbashkues të shqiptarëve.

Gjatë ditës së sotme pritet të ketë një sërë ceremonish zyrtare ku do të marrin pjesë krerët e lartë të shtetit. Ndërsa administrata e vendit është pushim, duke e shtuar edhe këtë ditë në kalendarin e festave kur për ta është caktuar ditë pushimi.

Dje në një fjalim të mbajtur në kuadër të 116 vjetorit të kongresit të Manastirit, kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin e rrezikut me të cilin përballet gjuha shqipe gjatë kohëve të tanishme me vërshimin e rrjeteve sociale. Ai paralajmëroi publikimin e një drafti të fjalorit të gjuhës shqipe. 

Historiku i kësaj feste

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit 20, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor 1912 u shpall edhe Pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: