
Operacionet e policisë bregdetare për garantimin e sigurisë në zonat turistike kanë vijuar me kontrolle të shtuara në ujërat detare. Gjatë verifikimeve të fundit janë ndaluar dhe bllokuar 7 jet ski dhe 34 mjete të tjera lundruese (gomone dhe skafe), të cilat lundronin pa dokumentacionin e duhur.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 3 mjete lundruese kanë shkelur perimetrin e sigurisë në zonat e plazhit, duke u futur në hapësirat e rezervuara për pushuesit dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Për këto shkelje, janë vendosur gjoba me vlerë 100 mijë lekë për secilin mjet, ndërsa subjektet përgjegjëse janë paralajmëruar për pasoja të mëtejshme nëse konstatohet përsëritje.
Policia bën apel për respektimin e rregullave të lundrimit në zonat turistike dhe njofton se kontrollet do të intensifikohen gjatë gjithë sezonit veror për të garantuar sigurinë e pushuesve. Versus.al







