
Banorët e Rrjollit, të Lezhës dhe të Durrësit të cilët po protestojnë para Parlamentit kanë kërkuar të zgjedhin një përfaqësi për të hyrë në seancën plenare që do të mbahet sot.
Ata kërkojnë që secili nga ata të kenë një përfaqësues që dhe që çështja e tyre të jetë në rendin e ditës.
Qytetarët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimin e resortit të kompanisë “Gener 2” të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, pasi sipas tyre ajo zonë është toka e tyre.
Ata i janë drejtuar dhe Prokurorisë me dokumentet e pronës në duar, si dhe bashkisë së Shkodrës për të kërkuar llogari për lejen e ndërtimit të lëshuar për Ulajn.
Ndërkohë banorët e Durrësit protestojnë për projektin TID për jetëzimin e bulevardit historik ‘Edidamn’, kur për jetëzimin e këtij plani, parashikohet shpronësimi i 74 familjeve.
Kësaj proteste i janë bashkuar dhe banorë nga Lezha të cilët po protestojnë për ndërtimin e një fabrike të mbetjeve të kafshëve e cila me parametrat e BE duhet të ishte ndërtuar 10 km larf zonave të banuara./Versus.al

