
Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, kryedemokrati Sali Berisha u paraqit në SPAK ku hasi dy qytetarë të cilët mbanin në duar pankarta në të cilat bënin thirrje që Prokuroria e Posaçme t’u regjistronte kallëzimet që kishin për padrejtësi që u ishte bërë lidhur me pronën në bregdet dhe një tentativë vrasje.
“Bëni drejtësi, mos prisni viktimën e radhës për pronën në bregdet.
Hetoni rastin e familjes Qerim Rifat Ismaili. Deri tani ka sjellë një tentativë vrasje dhe një vrasje të arkivuar si vetëvrasje nga strukturat shtetërore.
Na merrni kallëzimin. Është në kompetencën tuaj, bashkëpunim më shumë se tre veta, drejtues, punonjës hipoteke, noter, SPZ, OPGJ dhe prokuror. Janë zyrtarë publikë”- shkruhet në pankartat që mbanin dy protestuesit në duar.
Pas ndalimit që bëri Berisha tek ta, njëri prej protestuesve i identifikuar si Rexhep Ademi u thirr nga prokurorët për të bërë kallëzimin e tij në SPAK. Versus.al







