AKTUALITET /

Gjyqtarja kallëzoi Argita Malltezin, Berisha mbërrin në SPAK, i tërheqin vëmendjen protestuesit (VIDEO)

Berisha u ndal para protestuesve që mbanin pankarta në duar dhe tha para gazetarëve se nuk i njihte çështjet, por shprehu interesin e tij.

Shkruar nga Versus

Gjyqtarja kallëzoi Argita Malltezin, Berisha mbërrin në SPAK, i

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen për deklaratën e bërë nga e bija e tij Argita Malltezi e cila kishte deklaruar se gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka ishte përfshirë në një rast korrupsioni me 500 mijë euro.

Në momentin e paraqitjes, Berishës i tërhoqën vëmendjen dy protestues që mbanin në duar pankarta ku denonconin një vrasje e cila sipas tyre nuk ishte hetuar.

I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se nuk e njeh rastin, por hodhi akuza ndaj SPAK-ut.

“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë... Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”- deklaroi Berisha. Versus.al



Poll