AKTUALITET /

Kallëzimi i bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha shkon sot në SPAK për t’u marrë në pyetje

Muaj më parë, gjyqtarja e posaçme i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë deklaratat e Argita Malltezit e cila e akuzon për korrupsion 500 mijë eurosh.

Shkruar nga Versus
Kallëzimi i bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha shkon sot
Sali Berisha, Irena Gjoka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në orën 10:00 në ambientet e SPAK ku do të merret në pyetje lidhur me një kallëzim të depozituar nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka.

Mësohet se Berisha është urdhëruar nga prokurori i SPAK-ut, Elvin Gjokaj që të paraqitet para hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Neli.

Kujtojmë që gjyqtarja Irena Gjoka, qe ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë, ku i kërkon që të hetoj deklarata e bëra publikisht nga Argita Malltezi dhe ka kërkuar që të verifikohen thëniet e saj për një video ku sipas Malltezit, gjyqtarja kishte marrë ryshfet 500 mijë euro. Versus.al

Kallëzimi i bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha shkon sot

Poll