AKTUALITET /

PS refuzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut: Nuk e pengon hetimin!

Grupi parlamentar i PS ka refuzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se hetimi nuk pengohet nga kjo masë. Ulsi Manja tha se çdo zgjerim i hetimit nuk mund të justifikojë automatikisht arrestin e deputetes.

Shkruar nga Versus

PS refuzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut: Nuk

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka refuzuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-deputetes Belinda Balluku, duke argumentuar se kjo nuk pengon zhvillimin e hetimit.

Kryetari i Komisionit për Ligjet, Ulsi Manja, tha se masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit ishte vendosur në nëntor 2025, ndërsa më 16 dhjetor 2025 Prokuroria kishte kërkuar autorizimin për arrest. Pas dëgjimit të prokurorëve dhe mbrojtësve të deputetes dhe diskutimeve në Këshill, socialistët vendosën të mos japin autorizimin.

“Prokuroria pretendon se janë shtuar fakte dhe episode të reja penale që rrisin sanksionin e veprës dhe dëmin hipotetik për shtetin. Në vlerësimin tonë, nëse çdo zgjerim i hetimit do të justifikonte arrestin, çdo procedim penal me shumë episode do të përfundonte në paraburgim,” u shpreh Manja.

Ky vendim konfirmon qëndrimin e PS-së për të mos lejuar arrestimin e Ballukut, duke theksuar se hetimi mund të vijojë pa ndërhyrje nga masa e arrestit./Versus.al

Poll