
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zhvilluar një operacion të përbashkët me drejtorinë e antikontrabandës gjatë të cilit kanë zbuluar një skemë evazioni dhe kontrabande të sasive të mëdha të karburantit.
Mësohet se tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan se kryenin aktivitetin e tyre pa licencë. Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan sasi të konsiderueshme karburanti nëpër depozita dhe u zbulua se këto subjekte mes të cilave edhe karburant ‘’eida’’ kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litra karburant.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë zinxhirit kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente. Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal. Versus.al
