AKTUALITET /

Qëllohet me armë zjarri, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja! Pamje nga vendngjarja

Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallë kanë mbetur të plagosur.

Shkruar nga Versus
Qëllohet me armë zjarri, ndërron jetë gjyqtari Astrit
Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pak çaste më parë. Në ambientet e Gjykatës së Apelit një person i armatosur ka arritur të hyjë brenda dhe ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja.

Sipas informacioneve paraprake, gjyqtari është qëlluar me armë brenda sallës së gjyqit dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallë kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihet se si autori arriti të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik, duke hyrë i armatosur në ambientet e gjykatës.

Autori është arrestuar ndërsa forca të shumta policie dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll