Reperi i njohur Majk ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku flet për një shqetësim në rritje të shoqërisë shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, reperi shprehet se konsumi i lëndëve narkotike është shumë i madh krahasuar me 15 vite më parë. Sipas tij, sot është më vështirë të gjesh persona që nuk e konsumojnë sesa të tillë që e konsumojnë.
“Para 15 vjetësh i ke njeh n’gishta konsumust e droges, sot i njeh ngishta ata qe se konsumojne…”, – shkroi ai, duke bërë një krahasim të fortë mes realitetit të dikurshëm dhe atij të sotëm.
Komentet nga ndjekësit për këtë temë kanë qenë të ndryshme, por shumica e tyre e përgëzonin për mënyrën e të shprehurit të këtij shqetësimi social. Versus.al







