
Kryedemokrati Sali Berisha u pyet nga gazetarët përse e fshiu foton e ish-kryebashkiakut të Durrësit për të cilin thoshte se shfaqej brenda dhomës së spitalit të burgut, nën shoqërinë e Ron Shqopës.
Përgjigjia e tij ishte se kishte marrë vesh se fotoja e publikuar prej tij ishte në fakt pjesë e një videoje intimiteti me Shqopën dhe prandaj e kishte fshirë.
"Ajo foto... e ke shumë të drejtë... unë kam një praktikë, në rast se ka të dhëna se fotoja apo dokumenti është fake, unë absolutisht e heq menjëherë.
E kam theksuar dhe e theksoj, qytetari dixhital funksionon me një burim siç funksionojnë shumë media në botë. Çfarë kishte aty? Vangjush Dako a u burgos për të shkuar tek Veliaj? Kjo është e vërtetë. A është e vërtetë që u shtrua në spital? Kjo është e vërtetë. Pastaj e kishin tepruar se ajo fotoja, kur pashë më vonë që ishte një video intimiteti me Shqopën, e hoqa menjëherë. Brenda burgut apo spitalit të burgut, nuk e di se ku ishte ajo. Me çështje intimitetesh nuk merrem unë”- tha Berisha. Versus.al







