POLITIKË /

"Kemi 13 kandidatura", Berisha për bashkinë e Tiranës: Do jetë kandidati më i dashur që ka qenë ndonjëherë

Duke mos përmendur emra, Berisha tha se PD kishte deri në 13 kandidatura, por theksoi se emri konkret i kandidatit për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës, do të bëhet me dije në vazhdim.

Shkruar nga Versus

"Kemi 13 kandidatura", Berisha për bashkinë e Tiranës:

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar në kuadër të aferës “Partizani”. Ai foli për mediat duke hedhur sërish akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanin për mbajtjen “në sirtar” të dosjeve të cilat sipas tij, inkriminojnë kryeministrin Edi Rama.

Mes këtyre deklaratave, Berisha u përgjigj ndaj gazetarëve edhe lidhur me kandidaturat për bashkinë e Tiranës, gjë për të cilën shprehu mirënjohjen ndaj figurave publike që patën gatishmërinë të deklaroheshin si kandidatë të pavarur. Duke mos përmendur emra, Berisha tha se PD ka deri në 13 kandidatë, mirëpo theksoi se vendimi do të jetë kolegjial dhe do të bëhet me dije se shpejti.

“Të garantoj se deri tani PD ka jo një, por të paktën 12 ose 13 kandidatë. Ne shpallëm një parim që mundësisht të hapemi dhe mirëpresim kandidatura të pavarura nga partitë. Ky parim po të shkoni tek zgjedhjet e 2003-it e gjeni të përsëritur. Po përhapet kjo edhe në Evropë dhe në botë. Shpreh mirënjohjen për çdo njeri që kandidoi si i pavarur dhe i garantoj për respektin timë më të madh.

Do ketë kandidatin më të dashur që ka patur ndonjëherë. A e patë atë monologun e Ramës me Ogertën? Shiheni pak një segment sesi mezi mbante veten për t’i rënë të fiktë dhe çdo 3 rreshta,.. ne jemi vepra jote e kështu e ashtu. Se kush do jetë kandidati do përcaktohet nga koalicioni dhe aleatët dhe jo vetëm nga unë. Sigurisht unë kam zërin tim. Mirënjohje pë rata që shprehën gatishmërinë për t’u përballur me të keqen e madhe Edi Rama i cili është njeriu më i damkosur në Evropë dhe botë”- u shpreh Berisha mes të tjerash. Versus.al

Poll