AKTUALITET /

Të shtëna me armë në ambjentet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja

Shkruar nga Versus
Të shtëna me armë në ambjentet e Gjykatës së
Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë te Gjykata e Apelit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një gjyqtar.

Burime për media bëjnë me dije se bëhet fjalë për gjyqtarin Astrit Kalaja. Ngjarja është shënuar brenda zyrës së tij. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa momentalisht mësohet se ndaj gjyqtarit është qëlluar dy herë me armë zjarri.

Një plumb e ka kapur në këmbë dhe një në pjesën e krahur, afer gjoksit.

Ngjarja ka tronditur gjyqtarët dhe avokatët që prisnin në rradhë listën e gjykimit të proceseve të tyre.

Në rrugë jo zyrtare gjithashtu bëhet e ditur se është arrestuar autori i ngjarjes së rëndë./Versus.al

Poll