AKTUALITET /

Qendra e emigrantëve në Shqipëri, reagon BE: Dekreti në përputhje me ligjin evropian

Komisioni ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e protokollit dhe të mbajë kontakt me autoritetet italiane.

Shkruar nga Versus

Qendra e emigrantëve në Shqipëri, reagon BE: Dekreti në

Komisioni Evropian ka konfirmuar se është në dijeni të zhvillimeve të fundit lidhur me dekretin për qendrën e emigrantëve në Shqipëri. Zëdhënësi i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Markus Lammert, ka shpjeguar se ligji italian do të vazhdojë të zbatohet në këto qendra, ashtu siç ka ndodhur deri tani për procedurat e azilit, dhe se kjo është në përputhje me ligjin e BE-së.

Ai gjithashtu ka sqaruar se emigrantët që ndodhen në këto qendra kanë marrë një urdhër riatdhesimi nga Italia dhe po mbahen aty në pritje të ezbatimit të këtij vendimi, duke e dalluar këtë situatë nga koncepti i “qendrave të riatdhesimit”. Komisioni ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e protokollit dhe të mbajë kontakt me autoritetet italiane.

Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbrojtur iniciativën italiane, duke theksuar se luftimi i emigracionit të paligjshëm do të thotë edhe favorizimi i emigracionit të ligjshëm dhe riafirmimi i parimit që çdo komb, dhe jo trafikantët, duhet të vendosë se kush mund të hyjë në territorin e tij.

Ajo ka shtuar se është dakord me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe se nuk duhet pasur frikë të krijohen dhe të zbatohen zgjidhje inovative, si modeli i nisur nga Italia me Shqipërinë.

Sipas Melonit, ky model, i cili fillimisht u kritikua, ka fituar gjithnjë e më shumë mbështetje, aq sa tani edhe Bashkimi Evropian propozon krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. “Kjo do të thotë se kishim të drejtë dhe se guximi për të qenë të parët u shpërblye”, ka theksuar ajo. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: