AKTUALITET /

Qeveria do të hap Universitet për moshën e tretë në Tiranë: Leksione në degë të ndryshme dhe 80 studentë në vit

Në këtë universitet do të regjistrohen 80 studentë në vit, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin kurse dhe trajnime në fusha të ndryshme si artet, profesionet, gjuhët e huaja, historia, shkenca, filozofia dhe temat aktuale.

Shkruar nga Versus
Qeveria do të hap Universitet për moshën e tretë në
Foto ilustruese

Qeveria shqiptare po krijon 'Universitetin për Moshën e Tretë' në Tiranë, një iniciativë inovative për të mbështetur shëndetin mendor, rritur mundësitë e punësimit dhe përforcuar ndërveprimin social për qytetarët mbi 50 vjeç.

Në këtë universitet do të regjistrohen 80 studentë në vit, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin kurse dhe trajnime në fusha të ndryshme si artet, profesionet, gjuhët e huaja, historia, shkenca, filozofia dhe temat aktuale, sipas Shqiptares.com.

Programi 2025-2030 nënvizon rëndësinë e aktiviteteve sociale në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe uljen e simptomave të depresionit në këtë fazë të jetës.

Sipas të dhënave të CENSIT 2023, rreth 42% e popullsisë shqiptare janë mbi 50 vjeç, duke krijuar një nevojë të madhe për këtë lloj oferte arsimore.

Shembuj të suksesshëm nga Franca dhe Britania tregojnë se kjo qasje ndihmon në luftimin e vetmisë dhe stimulimin e zhvillimit të njohurive pavarësisht moshës.

Për më tepër, dokumenti parashikon që brenda 5 viteve, rreth 300 biznese të krijojnë kushte për punësimin me orar të përshtatshëm të të moshuarve që përfitojnë nga ky program./Versus.al

Poll