AKTUALITET /

Qeveria paguan “postën” e emigratëve/ Rama: Ju e dini kush jua ngriti…

Teksa Shqiptarët e Diasporës prej disa diësh po vijonë që të regjistrohen në platformën “online” të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për Zgjedhjet e 11 Majit, Kryeministri Rama ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë këtë proces.

Shkruar nga Versus

 

Qeveria paguan “postën” e emigratëve/ Rama: Ju e dini kush

Teksa Shqiptarët e Diasporës prej disa diësh po vijonë që të regjistrohen në platformën “online” të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për Zgjedhjet e 11 Majit, Kryeministri Rama ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë këtë proces, pasi koha kalon shpejt.

Kreu i qeverisë njoftoi se aplikimet do të mbyllen në datën 4 Mars.

“Zgjedhjet janë vërtetë në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë prej aty ku jeni duhet të regjistroheni nga tani deri në katër mars. Ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ www.kqz.gov.al, nuk është e vështirë por do pak durim dhe duhen pak minuta.

Mos e shtyni hë nesër hë pasnesër siç e kemi në shqipot se koha fluturon, dhe e përsëris që do të votojnë vetëm ata që do regjistrohen deri në katër mars, që KQZ të nisë fletën e votimit me postë ju ta mbushni dhe ta riktheni. Qeveria do të paguaj edhe dërgimin pas të zarfit me votën tuaj”, u shpreh Kryeministri.

Rama po ashtu sqaroi se kosto financiare e votuesve nga jashtë është zero, pasi qeveria do të paguajë dërgimin e zarfit përmes postës. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: